May 22, 2024
Kosovë

Osmani nuk e dekretoi hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael

Dje Kosova ka hapur zyrtarisht ambasadën e vet në Jeruzalem, shkruan Indeksonline.

Por hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi.

Kështu thotë këshilltari për media i u.d Presidentes, Bekim Kupina.

“Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes“, thotë ai.

Postimi i plotë:

Sqarim për media:

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi.

Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.

Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes.