Osmani nuk dënon arrestimin e policëve kosovarë nga policia serbe, fton Kosovën të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani ka bërë thirrje për autoritetet e Kosovës, që sipas tij, të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare rreth situatës së krijuar në veri, përcjell KlanM.
“Nga kjo pozitë ftoj autoritetet e Kosovës që të jenë në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë euroatlantik, pasi kjo është e ardhmja e vetme e rajonit”, theksoi Osmani.
Osmani foli edhe për draft projektin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Draftin e kam parë dhe e përshëndes z. Rama për këtë iniciativë dhe ideja e z. Rama është për të krijuar ide të reja për të dalur nga situata. Z. Rama nuk imponon zgjidhje por tenton të gjejë shteg për të dalur nga situata. Autoritetet e Kosovës do të vendosin se cila do të jetë më e mirë për ta”, deklaroi Osmani./KlanMacedonia