Presidentja përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se sakrifica e tyre ishte themel i lirisë së sotme.

Në një mesazh përkujtimor, Osmani ka deklaruar se Mujë Krasniqi dhe shokët e tij “zgjodhën nderin mbi frikën dhe atdheun mbi jetën”, duke u shndërruar në simbol të përhershëm të rezistencës dhe lirisë.

“Ata ranë për t’u ngritur në përjetësi, duke u bërë kushtrim i lirisë”, ka theksuar Presidentja, duke shtuar se gjakut të tyre i detyrohen brezat e sotëm dhe flamuri i Republikës së Kosovës që sot valon i lirë.

Në fund të mesazhit, Osmani ka shprehur nderimin më të lartë për Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e UÇK-së, duke u dhënë lavdi të përjetshme për sakrificën e tyre.

sqShqip