May 4, 2024
Maqedoni

Sela në Gostivar: Pres fitore që në raundin e parë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një tubim me banorët e Gostivarit ka thënë se, pret fitore që në raundin e parë në këtë komunë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sela ka thënë se të gjitha partitë kanë kuadro që e nxjerrin një copë letre para publikut, porse intelektualë e vërtetë janë tek Aleanca për Shqiptarë.

Sipas tij: “nuk mund te jesh mjek në listat e BDI-së e të thuash se shendetesia është rrënuar, nuk mund të jesh arsimtar e të thuash se arsimi është rrënuar e degraduar”…, është shprehur Sela ndër të tjera. (INA)