May 10, 2024
Maqedoni

Orizarja, fshat në komunën e Likovës, Nehat Jahiu rrëfen kuptimin e emrit (VIDEO)

Orizarja është fshat në komunën e Likovës. Nehat Jahiu, arsimtar në pension dhe poet i mirënjohur i këtij fshati dhe më gjerë, Nehat Jahiu, në një intervistë për Open-TV rrëfen kuptimin e emrit të Orizares.

Sipas tij, Orizaren e thërrasin me tre emra: Alizare, Olizare dhe Orizare, por në monografinë për fshatin e tij ai e ka përdorur emrin Orizare.

“Një kohë të gjatë, një kohë të hershme, një kohë të lashtë banorët që kanë banuar në Orizare, një pjesë të tokës së tyre e kanë mbjellë me oriz. Dhe, nga kjo fjalë del Oriz-are. Dmth oriz i arës ose oriz-ari”, thotë mes tjerash ish-arsimtari dhe poeti i njohur i kësaj ane, Nehat Jahiu.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni rrëfimin e Nehat Jahiut për Open-TV dhënë gazetarit Reshat Ibraimi.