Ejup Berisha

Në zgjedhjet e jashtzakonshme të përgjithshme që u mbajtën në Republikën e Kosovës më 23 dhjetor bindshëm fitoi Lëvizja Vetvendosje. Edhe përkundër përpjekjeve të shumta të subjekteve opozitare të Kosovës qe LVV-së tia këpusin penin asaj iu këput peni i vet. Kështuqë LVV edhe kësaj radhe e vërtetoi përkrahjen e madhe e të pakontestueshme që e ka te shumica e qytetarëve të Kosovës. Përpjekjet e opozitës pra që LVV-në ta defaktorizojnë dhe diskreditojnë politikisht nuk patën sukses sepse ajo atje nuk i përdori të vë
rtetat dhe argumentet por i përdori genjeshtrat intrigat dhe manipulimet. Pra zgjedhjet e fundit në Republikën e Kosovës e vërtetuan atë thë
nien e njohur dhe shumë tëvertetë popullore: Kur mundohesh t’ia bësh gropën dikuj tjetër do të biesh vetë në të. Në këtë mënyrë vepruan liderët e opozitës kosovare me LVV-në dhe me Albin Kurtin. Këta u munduan ta dërgojnë me çdo kusht e çmim në opozitë këtë subjekt politik por të njejtët ia vazhduan afatin e qëndrimit atje vetvetes . Prandaj politikë e suksheme nuk bëhet me sy, me emocione dhe me dëshira por me tru kjo don të thot me mend, me logjikshmëri, me arsyeshmëri dhe me largpamsi. E Albin Kurti në raport me opozitën u tregua shumë largpamë
s dhe ky te njëjtë
ve ua bëri me dije se me kornizën mentale dhe me çasjet e tyre të gabuara këta LVV-në nuk mund ta dërgojnë në opozitë. Të njejtat para katër vitesh njëherë e rrëzuan nga pushteti LVV-në por për shkurt kohë. Ndërsa më pas të
rë kohës u munduan që LVV-në ta dërgojnë në opozitë por nuk patën sukses. Kurti liderëve opozitar një herë në Kuvendin e Kosovës u pati thënë: Mos më rrëzoni edhe njëherë SE, pa e përfunduar fjalinë.E kjo SE e kishte domethënien Mos e bëni edhe njëherë të njejtin veprim se do të rrëzoheni vetë. Prandaj kjo duhet të jetë mësim për liderët opozitar kosovarë se këta nuk mund ta ndërpresin një proces të natyrshëm politik. Apo se të njejtë
nuk mund tia pengojnë një subjekti politik haprimin drejt majave të pushtetit veçanërishtë atij subjekti të cilin fuqishëm e përkrahin qytetarët e vendit. Pra opozita duke tentuar qëta dëmton LVV-në dhe Albin Kurtin këtyre vetëmse ua mundësoi akoma mëshumë forcimin e përkrahjes apo rritjen e besimit të qytetareve ndaj tyre. Prandaj në politik politikanët duhet të kenë kujdes të madh me lëvizjet, me veprimet dhe me akcionet që i ndë
rmarrin sepse mund të ndodhë që disa prej tyre apo të gjitha të jenë të gabuara apo dhe pa vend. Kështuqë të njejtat mund të krijojne efekte të kundërta nga ato që priten prej tyre. Këte ë dëshmuan lëvizjet, verpimet dhe akcionet e katër viteve të fundit të opozitës në Kosovë. Këto u panë se janë totalishtë pa efekt. Pra me këtë rast opozita në vend se ta dobëson LVV-në dhe Kurtin ajo akoma më tepër i forcoi duke u mundësuar fitore akoma më të mëdha dhe më bindëse. Prandaj atyre subjekteve që vazhdojnë të mbeten në opozitë edhe unë ju sygjeroj që mos tu del punë kot me LVV-në dhe Albinin se nuk do tu dalin llogaritë siç i presin dhe i dë
shirojnë, posaqërishtë nëse të njejtat i kanë me intriga dhe me tendenca manipulimi se do ta pësojnë vetë ashtu edhe siç ndodhi.

sqShqip