June 21, 2024
Maqedoni

Opozita shqiptare garon në Haraçinë me gazetarin Naim Sinani

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në komunën e Haraçinës do të kandidojnë me gazetarin, Naim Sinani, raporton in7.

Në kuvendin e degës të mbajtur në Haraçinë, gazetari Sinani ka marrë mbështetjen e shumicës për të qenë kandidatë i opozitës për të parin e komunës.

Sinani, është i angazhuar si redaktor në servisin publik të Maqedonisë (TVM2), ndërsa në media shpesh është paraqitur edhe si analist politik.

Kandidatura për Haraçinën tashmë kanë shpallur, BDI dhe LSDM ndërsa në ditët në vijim të njejtën pritet ta bëj edhe Lëvizja Besa.