OENEUM organizoi orë poetike në konakun e piktorit polivalent Prof.dr. MIFTAR MEMETI
DAIM ILAZI
Shoqata e shkrimtarëve Oeneum organizoi Ore poetike në Atelienë e piktorit Prof.dr Miftar Memeti. Pra poetët,anëtarë të Oeneumit recituan poezitë e tyre . Në fjalën përshëndetëse Kryetari i SH.SH Oeneum DAIM ILAZI potencoi se me rastin e 70 vjetorit te jetës dhe krijimtarisë artistike të shokut, mikut tonë ,piktorit Miftar Memeti, Oeneumi e nderon me një Orë Poetike në konakun e tij mjaft romantic,artistik , inspirativ e frymëzues duke potecuar se Miftar Memeti si professor Universitar, ka dhënë kontribut të madh në laminë e pikturës, arsimit dhe kulturës shqiptare duke bërër afirmimin e saj në vendin tonë dhe metropole evropjane si në Bruksel, Rome, etc. dhe njëherit instaloi kulturën e alpinizmit në trojet tona duke themeluar Shoqatën e bjeshkatarëve ,,SYTË E SHARRIT;,
Miftari është Ambasador i shkëlqyer i i artit kombëtar,artist polivalent,dhe njeri me vlera multdimenzionale.Pra siç thotë filozofi antik grek Plutarhu se Piktura është poezi e heshtur dhe poezia është pikturë që flet dhe bashkëjetojnë me njëra tjetrën. Per jetën dhe opusin artistik të piktoritt foli kryetari Daim ILAZI dhe me pas fjalën e mori piktori Miftar Memeti i cili falenderoi poetët e Oeneumit qe kanë marë këtë inicijativë,që është ndoshta hera e parë në Tetovë e gjithandej të organizohet Orë poetike në Atelie të piktorit e rrethuar me shumë piktura ,me mbi 700 longplejka pllaka gramofoni nga kengetarë botërorë dhe një ambient tipik artisitik. Pasi që poetët recituan poezite e tyre, pati dy pika muzikore me gitarë nga piktori Miftar Memeti dhe vajza e tij Drenusha Palloshi-Memeti,një virtuoze e muzikës dhe maestro e piktures si babai i saj dhe një rapsodi nga poeti Syrja Etemi. Në fund në emër të Sh.Sh OENEUM iu dorëzua piktorit MIRËNJOHJE për opusin e tij artistik. Pra edhe pse ka mbushur 70 vite, Miftari ndjehet si djal i ri,gati çdo 2 ditë e shef nëpër bjeshkë ,kodra e nëpër male, i dëshirojmë edhe nja 70 tjera ti shkel . I falemderohem për mikpritje bujare që kaluam një .mbrëmje magjike me poezi,muzikë e specialitete që mund të shijohen në hotete me 5 yje plus.Faleminderit familjes të shkëlqyer që kishin pregatitë koktel me specijalitete tradicionale që mund ti bëjnë vetëm zonjat fisnike të një familje artistësh.
DAIM ILAZI