Objekti i Poliklinikës në Saraj afër përfundimit
Kryetari i komunës së Sarajit dhe njëkohësisht kandidat për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Blerim Bexheti nga afër ka parë procesin e ndërtimit të poliklinikën në këtë komunë.
Bexheti mes tjerash ka shkruar;
Sot vizituam punimet ndërtuese në poliklinikën e ndërtuar e cila po bëhet me gjitha standardet e duhura.
Banorët në këtë klinikë do të mund të pranojnë shërbime në:
– qendër urgjente
– sallë rentgeni
– laborator
– ambulantë pediatrike
– ambulantë për vaksinim
– stomatologji urgjente
– mjekësi familjare
Ne zotohemi dhe si pikë kryesore në programin tonë për mandatin e ardhshëm kemi funksionalizimin e klinikës, paisjen e saj me të gjitha mjetet dhe kuadrot për të ofruar shërbim sa më cilësor për banorët.