July 26, 2024
Maqedoni

Investimet 500 milionë euro për Pallankën e Nagoriçanin, kurse votat kërkohen në Tetovë!

Edhe pse investimi 500 milionë euro nga Agjenda e Blertë për ndertimin e elektranës ekologjike është paraparë të ndërtohet në Kriva Pallankë, Nagoriçan i Vjetër, e gjetiu, Artan Grubi sonte kryeqytet të shqiptarëve e ka quajtur Tetovën.
Në Tetovë nuk ka investime 500 milionë euro, por ka vota. Kjo si duket e bën joshës për partinë në pushtet, saqë Grubi sonte ka thënë se Tetova nuk është si çdo qytet tjetër, “Tetova nuk është komunë, Tetova është kryeqytet i shqiptarëve, Tetova është avangarda e shqiptarëve dhe prandaj me 3-shin për Teutën, me 3-shin për Blerimin ju na obligoni të gjithë neve në Qeveri dhe parlament, por më së shumti e obligoni kryetarin Ali Ahmeti që Tetovën ta mbaj kryeqytet edhe atë në duart e duhura të tij”.