May 8, 2024
Maqedoni

Boçvarski nuk ndjen përgjegjësi për truallin përballë hotelit “Holidej in”

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski nuk ndjen përgjegjësi për truallin përballë hotelit “Holidej In” ku është paraparë, ndërtimi i rrokaqiejve, sepse, siç tha, ishte formuar komisioni i ekspertëve dhe Ministria nuk ka kompetencë që të ndryshojë plane për cilëndoqoftë komunë.

Boçvarski tha se Ministria nuk mund të bllokoj apo stopoj plane urbanistike, por se kjo është kompetencë e pushtetit lokal.