May 17, 2024
Maqedoni

Nxënësit, analfabetë funksional!

Lidhur me analfabetizmin funksional të nxënësve profesori Xhemaludin Idrizi për gazetën KOHA tha se përpos telefonave celular të cilët janë një ndër faktorët për devijimin e nxënësve nga të mësuarit, faktor themelor për këtë është edhe sistemi arsimor i cili është i vjetruar dhe jofunksional

Besa IBRAIMI

Shkup, 27 mars – E ardhmja e një vendi janë brezat që do të vijnë, rinia që një ditë do të udhëheqë me vendin. Ata breza janë tashmë në bankat shkollore apo amfiteatrot universitare dhe janë në prag të përfshirjes aktive në të gjitha proceset shoqërore duke filluar nga formimi i familjes e deri te krijimi i shtetit dhe të ardhmes së saj, dhe me këtë edhe e ardhmja e njerëzve që jetojnë në të. Çdo vend që kujdeset për të ardhmen e tij i kushton vëmendje të veçantë edukimit të këtyre brezave në rritje, por edhe kushteve në të cilat zhvillohen.