May 16, 2024
Pr Dr

N’vend se me u shtu, BDI në Gostivar vjen duke u paku? (Foto)

Në vend se me u shtu,
BDI në Gostivar vjen duke u paku,
Talati durt nxhepa i ka vendu,
Krejt pranë murit jan rreshtu,
Si “n’strelanje” me i pas dërgu,
Ali Ahmeti në ndihmë u ka shku,
Por Taravari i fortë ka qëllu,
Krejt komunën e ka mobilizu,
Në rrethin e parë don me fitu.

(Pr Dr është rubrikë satirike)