October 15, 2024
Maqedoni

Nusja shqiptare kandidon të bëhet presidentja e parë amerikane (Video)

Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadorja e Kombeve të Bashkuara, ka hyrë në garën për presidente të ShBA-së.Në mediat amerikane ajo po konsiderohet si kandidatja e vetme që mund ta sfidojë ish-presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Nikki Haley, 51 vjeçare në të kaluarën kishte deklaruar se burri i saj është me prejardhje shqiptare.Haley ishte shfaqur tejet mbështetëse për Kosovën dhe shqiptarët.

“Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar”, kishte thënë ajo para disa viteve.Po ashtu, ajo kishte deklaruar se Kosova meriton të njihet nga të gjitha vendet e Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe, fushata e Haley ka marrë inkurajim nga shumë sondazhe që tregojnë se në një fushë hipotetike shumëkandidate, Trump fiton më pak se 50 për qind të votuesve republikanë.Hyrja e saj në garë nënvizon se si ish-presidenti nuk ka arritur të trembë rivalët në fushatën e tij të tretë presidenciale, të shpallur në nëntor pas një zgjedhjeje zhgënjyese të mesmandatit për republikanët.