May 16, 2024
Maqedoni

Nurten Shehu Sakipi: Medresantët mund të regjistrohen në fakultete

Nxënësit e Medresesë “Isa Beu” në Shkup tanimë do të mund të regjistrohen në çdo fakultet të vendit. Ky vendim u soll të martën nga qeveria, të cilin vendim e kumtoi ministry I Arsimit dhe Shencës, Jeton Shaqiri. Këtë lajm të mire për këtë institucion e dha mbëmë edhe koordinatorja e Medresesë, Nurten Shehu Sakipi, me rastin e organizimit të manifestimit tradicional të Ditës së Bedrit, të organizuar nga nxënësit e Paraleles së Vajzave të Medresesë, si dhe me mbështetjen e drejtuesve dhe mësimdhënësve të Medresesë.
“Desha të ju jap një lajm të mirë, të cilin lajm sot ma dha drejtori i Medresesë dr. Islam Islami, tha: Urime kordinatore, urime profesoresha. Urime nxënëse, por urime edhe juve nënave, se nga dita e sotme nxënëset e Medresesë do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit tonë.”,- tha kordinatorja e Medresesë Isa Beu në Shkup, Nurten Shehu Sakipi.
Dita e Bedrit në historinë islame njihet si ballafaqimi i parë mes besimit dhe mosbesimit, mes të vërtetës dhe injorancës, mes devotshmërisë dhe arrogancës, u tha në manifestimin e organoizuar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Gjatë manifestimit u lexua Kuran si dhe u kënduan Ilahi./Lideri