Numër i vogël i serbëve në protestat në Mitrovicë
Serbët janë mbledhur në anën veriore të Urës së Ibrit të mërkurën për të protestuar për “gjendjen e keqe në të cilën po jetojnë”.
Në protestë shihen numër modest i pjesëmarrësve deri tan.
Aty janë parë edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç dhe ish-deputeti Slavko Simiç.
Sipas mediave në Serbi, në protestë do të kërkohet edhe moshapja e Urës së Ibrit – të cilën po e kërkon me ngulm Qeveria e Kosovës, e cila ka hasur në kundërshtim të ndërkombëtarëve.
Para fillimit të protestës së serbëve në veri të Mitrovicës një numër i shtuar i njësiteve të KFOR-it janë të stacionuar pranë urës së Ibrit.
Njëkohësisht ka edhe një numër më të lartë të njësiteve të Policisë se Kosovës që janë angazhuar për siguri.