Kosovë

“Kosovarët pa viza në Amerikë”: Premtim i kandidatit për kongresin amerikan

Shqiptaro-Amerikani Emin Eddie Egriu është nga personalitet shqiptare më të formuara me ndikim në Buffalo në Nju Jork të Amerikës. Egriu familja e të cilit janë me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka ndërtuar një personalitet dhe biografi të pasur me angazhime si nga fusha e biznesit, politikës dhe angazhimit unik për kauzën shqiptare.

Egriu në një intervistë për Televizionin Festina ka thënë se nëse e arrijnë të bëhet kongresit në Washington do të punoj për fuqizimin e Pasaportës së Kosovës por edhe të punoj që kosovarët të udhëtojnë në ShBA pa viza. ‘Evropa ende luan lojë me Kosovën e Serbinë në vend se të ua çelën derën sikur që duhet, sepse ju keni zënë me procesin tamam demokrat, por keni pak disa punë për të rregullohen me korrupsionin me ato gjëra’ ka thënë Emin Eddie Egriu për medium Tv Festina të Ferizajt.

Emin Eddie Egriu ka ndihmuar në vendosjen e refugjatëve shqiptar në Buffalo të New York duke ju siguruar vendbanim dhe pajisje bazike si mobile, kuzhina e të tjera. Ai ka qenë këshilltar i Colin Powell së bashku me Joe DioGuardi në negociatat e paqes për krizën në Maqedoni pas luftës në Kosovë në 2001, në Shtëpinë e Bardh në Uashington DC.

Emin Egriu themelues dhe drejtues i kompanisë së ndërtimeve ‘Egriu’. Ai ka qenë pjesë e Bordit Ekzekutiv në ‘Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane’ (Albanian American Civic League) së bashku me me Joe DioGuardi. Egriu ka qenë edhe koordinator për gjeneralin Wesley Clark në zgjedhjet presedenciale të vitit 2004. Ai është themelues ish ish-drejtor në PUSH USA – Programi Unik Shqiptar në ShBA , dhe gjithashtu ka qenë konsultat në platformën ‘Albanian Roots’ .

Emin Egriu që është studiues i kulturës dhe religjionit, fletë katër gjuhë anglisht, shqip, italisht dhe spanjisht.
Ai ka ndihmuar shumë biznese fillestare (start-up) përmes të cilave janë krijuar mbi 3000 vende të reja pune në ShBA. Ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e objekteve të kultit, si xhami dhe kisha./zeropese/