Ndeshja ndërmjet ekipit shqiptar, Tërnoci, dhe atij serb, Mladost, e planifikuar për të dielën, nuk është zhvilluar.

Ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës Rajonale të Pçinjës në Serbi pritet ta fitojë me rezultat zyrtar 3:0 Tërnoci.

Ekipi mysafir, Mladosti, nuk ka udhëtuar për ta zhvilluar ndeshjen.

“Nuk kanë udhëtuar fare. Nuk janë paraqitur. Nuk kemi pasur asnjë informatë se nuk do të udhëtojnë. Nuk na ka kanë njoftuar as neve, as Federatën e Policinë. Pasi nuk u paraqitën, ndeshja u shpall e përfunduar. Presim fitore 3:0 dhe sipas informatave, Federata mund të marrë masa ndaj Mladostit”, ka theksuar kryetari i Tërnocit, Jusuf Hasani.

Ndeshja ishte cilësuar me rrezikshmëri të lartë pas incidenteve që ndodhën në prill.

Ndeshja në Bosilegrad, ku Mladosti ishte vendas, ishte ndërprerë. Ndeshja ishte ndërprerë pas hyrjes në fushë të disa zyrtarëve policorë të Serbisë, njëri prej të cilëve ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht një lojtar të Tërnocit.

Ad

Këto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)
Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama
Mëso më shumë
Lojtarët e Tërnocit, që është vendbanim i madh shqiptar në afërsi të Bujanocit, ishin përballur edhe me kontrolle dhe marrje në pyetje.

Në videot që ishin publikuar shihej kontrollimi i çantave të lojtarëve gjatë bastisjes. Çantat në zhveshtore ishin kontrolluar me pretekstin se lojtarët shqiptarë kishin me vete armë të ftohta.

sqShqip