Barinjtë janë bërë kuadër deficitar dhe nuk gjenden as për paga deri në 2000 euro, ndërsa të rinjtë nuk tregojnë interes për shkak të angazhimit të përditshëm gjatë gjithë vitit dhe kushteve të vështira të punës.
Mungesa e tregut të sigurt për produktet e qumështit dhe çmimet e ulëta të qengjave e kanë ulur edhe më shumë interesin për investim në blegtori, u tha sot ndër tjerash në takimin e fermerëve.
“Mund të them se barinjtë janë si kuadro deficitar dhe nuk ka më as për 1000, 1500, por as për 2000 euro nuk do të mund të gjendën pasi cili i ri sot do të angazhohej në këtë punë,” deklraoi Stefance Jordanoski – Kryetar i federatës nacionale të fermerëve.
Sipas Stefançe Jordanoskit, kryetar i Federatës së Fermerëve, edhe pse sektori i kulturave drithërore është ndër më fitimprurësit në vend, për shkak të rritjes së shpenzimeve edhe aty ka rënë të interesimi, ndërsa blegtoria mbetet ndër sektorët me më pak të interesuar.
“Si sektor në blegtori kemi më pak interes nga të rinjtë ndërsa arsyeja është puna aktive që dëshiron 365 ditë angazhim ndërsa ja çmimet e dimë si janë të qumështit dhe ja edhe të qengjave, nuk janë ashtu siç duhet,” tha Stefance Jordanoski – Kryetar i federatës nacionale të fermerëve.
Në takimin e fermerëve të vendit u diskutua edhe për sfidat tjera me të cilat përballën bujqit dhe blegtorët kohëve të fundit si çmimi i luhatshëm i derivateve të naftës dhe ndihma që duhet ofruar nga Ministria e Bujqësisë dhe institucionet përkatëse.

