Kolumna

Nuk i respektojmë, i harrojmë dhe nuk i përkujtojmë ata, ato që…

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Është shumë interesant me disa dukuri tek ne që janë të pafalshme. Dhashtë Zoti që unë të jem gabim që e themë një gjë të këtillë që po ndodhë me ne.

Sa e sa herë mendojë sëpaku disa fjalë të shkruajë se pse po ndodhë kjo dukuri në mesin tonë. Që nga e kaluara dhe deri më ditët e sotmi kombi shqiptar ka pasur shumë dietarë të mirënjohur në shumë lëmi edhe ate jo vetëm me famë kombëtare, por edhe me ate botërore.

Kemi pasur shumë trima e trimërsha që kanë luftuardhe shumë prej tyre kanë dhënë jetën për komb, popull e atdhe.Sot shumë prej tyre nuk i kemi në mesinë tonë.

Disa pre dietarëve të penës dhe ato të pushkës i kem në mesin tonë.Sa këta që aq shumë dhanë për kombin, poppullin dhe atdheun tonë ne i respektojmë qofshin ata/ato që nuk janë sot në mesin e të gjallëve ose ata që i kemi në mesin e të gjallëve.

Mosrespektimi, mospërpërkujtimi i tyre me brengosë shumë. Të mos i respektosh, të mos i përkujtosh njerëzit e ditur që kanë bërë vepra. Të tjerët që kanë dhënë kontributin dhe jetën e tyre duke flijuar edhe më të shtrenjtën jetën.

Të harrohen nga njerëzit e popullit të tyre është shumë absurde dhe e pakuptueshme. Një gjë e tillë është shumë e turpshme.

Të mos respektohen njerëzit që aq shumë kanë kontribuar dhe të respektosh njerëz vetëm pse kemi interese e që janë disa hajna, hajdutë që nuk kanë kontribuar asgjë për komb, për popull, fe e atdhe është mëkat i madh.

Të ju thurrësh vargje, të iu këndosh këngë hajnave nuk ka më turpsi të madhe.Të i shpallësh heronj për së gjalli koruptuesit, maskarenjtë, të pabesët , tradhëtarët dhe…, është turpsi e madhe.

Të mos i nderosh, respektosh për së gjalli njerëzit me vlera. Ata të cilët kanë bë vepra qoftë me penë apo me pushkë. Ata/ atë që kanë derdhur gjakun e tyre në beteja, ata/ ato që janë kalbur dhe po kalben në burgje.

Qofshin ata / ato të gjallë apo të vdekur është marri e madhe. Të mos ua përkushtosh sëpaku një ditë përkujtimi njerëzve që aq shumë kanë kontribuar për komb, fe e atdhe edhe varret e tyre do të na mallkojnë. Do të na mallkojë edhe Zoti.