May 16, 2024
Kolumna

Ahmeti e Grubi po përdorin në tubime fjalor për përçarjen e shqiptarëve

Shkruan: Arlind Hasani

Jam i habitur, me fjalorin përçarës dhe nënçmues që në këto zgjedhje po përdorin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.
Si parti që 20 vite është në pushtet, në vend se të paraqiten me rezultate konkrete, ata vetëm akuzojnë partitë tjera shqiptare.
Dy politikanë, aq të butë me partitë maqedonase dhe gjithmonë të gatshëm për kompromis, kur janë në pyetje partitë shqiptare dergojnë vetëm mesazhe denigruese dhe përçarëse edhe pse votat i kerkojnë nga shqiptarët.
Dy politikanë që se kanë pasur fare problem të rrijnë bashkë në koalicion qeveritar me Gruevskin, Mijallkovin, Jankullovskën, Todorovskin, Tarçullovskin, Verushevskin…, vëllezërve shqiptarë u thonë sun rri me neve, veç pse janë të ndonjë partie tjetër.
Paramendoni kush thotë sun rri me neve, ata që pak muaj pasi ranë nga 20 në 10 deputetë, të akuzuarit e rastit Monstra u liruan nga burgu që të mbrohen në mbrojtje, e sërish pak muaj pasi u ngritën në 15 deputetë, të akuzuarit e rastit Monstra sërish u kthyen në burg të përjetshëm.
Ata meren me akuza dhe përçarje, sepse skan për çka flasin. Janë kapur pas një agjende të gjelbër, e cila ekziston në nivel evropian dhr botëror, edhe në kohën kur BDI nuk mundej ta mbyllë Jugohromin edhe pse kishte 20 deputetë. Agjenda e Blertë ekziston në nivel evropain shumë para se ti kujtohet BDI-së. BDI me veprimin e saj politik vetëm se e ka vonuar këtë agjendë, veçanërisht në pjesët shqiptare të Maqedonisë, duke shkaterruar ambientin me mini hidrocentrale për përfitime personale. Avjendën e Blertë e përmendin si diçka apstrakte, duke përmendur fonde ndërkombëtare për të cilat as BDI, e asnjë parti tjetër në Maqedoni nuk ka dhe nuk mund të ketë metita.
Që të mos zbulohen këto manipulime, vazhdimisht përdorin fjalor përçarës, pa qenë të vetëdijshëm se me atë fjalor vetëm se po i bashkojnë edhe më shumë shqiptarët kundër manipuluesve që po mbijetojnë tani e 20 vite në skenën politike.