May 11, 2024
Kolumna

Mos flisni në emër të gjakut të të tjerëve, por thuani çfarë bëtë ju për komb, atdhe e për fe?!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po dëgjoj me vite të tëra shumëçka dhe gjithëçka nëpër shumë tubime partiake në kampanjën zgjedhore. Në ekrane televizive. Në rrjete sociale etj. Që na postojnë këtë apo atë dhe rrahin gjoks se çfarë kanë kontribuar për komb e për atdhe.

A thua vallë nuk kanë turp apo turpi ua ka mbuluar sytë. Nëse ua shikojmë disa të tillve kontributin e tyre nuk gjen asgjë tek ata pos që nuk kanë vrapuar nëpër parti politike në emër të patriotizmit për të zënë poste në pushtet dhe për të vjedhur dhe për të ndejtur në poste me vite të tëra.

Këta dhe disa të tjerë si këta nuk kanë bë asnjë vepër qëftë me pushkë apo me penë, por lëvdrohen me veprat që kanë bërë të tjerët. Shkojnë aq larg që edhe të flasin dhe të i përfitojnë meritat e atyre që kanë bërë vepra konkrete. Disa atdhetarë të vetëshpallur po na i bashkojnë trojet! Disa po na rilindin e po na lidhin besë, sepse shqiptarët deri më tani nuk na paskën pas besë! Disa po përlinden, disa tjerë po grinden!

Disa mendojnë gjoja se do t‘ia kthejnë dinjitetin shqiptarëve në komunën e Likovës e në tërë Maqedoninë. Të gjitha këto janë kopalla që i dëgjojmë nga disa heronj të vetëshpallur pas luftërave. Disa e e kanë të mbushur gojën me Luftë Çlirimtare të vitit 2001 dhe!…

Po a thua vallë një numër i këtyre heronjve të vetëshpallur pse nuk tregojnë ku ishin dhe çfarë bënë gjatë vitit 2001?… Në shumë tubime përdoren emra HERONJËSH DHE DËSHMORËSH TË KOMBIT. Lerini more këto kopalla dhe mos tregoni se çfarë bënë të tjerët! Tregoni çfarë bëtë Ju konkretisht për komb, për atdhe e për fe! Mos flisni në emër të gjakut të tjerëve?! Turp të Ju vijë!