Nuk e lejojnë të mjekohet, nga dhimbjet qanë në burg! Miku i Pajazitit me apel
Musadik Pajaziti nga fshati Hotël i komunës së Likovës, i dënuar me burg -12 vjet, për rastin “Kumanova” të vitit 2015, është në gjendje të rëndë shëndetësore, në burgun e Idrizovës, shkruan OpenTV.
Rastin e ka bërë të ditur miku i tij i afërt përmes një letre drejtuar në adresën tonë, ku kërkon të reagojnë institucionet përkatëse.
“Musadik Pajaziti është një shok i imi nga fshati Hotël. Ai mu lajmërua në telefon nga burgu Idrizovës dhe më tregoi se është shumë i sëmurë, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka kërkuar të shkoj në spital, por nuk e dërgojnë. Nga dhimbjet që ka edhe qanë. Përmes kësaj deklarate bëj apel që të shikohet ky rast. Githashtu ka dy vite që e ka fiuar të drejtën e vikendit dhe nuk e lëshojnë. Nuk e dimë arsyen”, deklaroi Florim Jusufi, shoku i afërt i tij nga fshati Orizare i komunës së Likovës. (Open-TV)