Maqedoni

Ja pse hyri policia mbrëmë në Haraçinë! (Video)

Një aksion i zgjeruar policor është zhvilluar mbrëmë në Haraçinë të Shkupit, informon Klan Macedonia.

Sipas informacioneve fillestare, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa lokale në Haraçinë.

Klan Maqedoni mëson se bëhet fjalë për operacion kërkimi të personave me fletarrest për kryerje apo dyshim për kryerje të veprave penale.

Detaje më të hollësishme nga MPB do të japin pas përfundimit të aksionit./KlanMacedonia