May 2, 2024
Kosovë

Hoxhë Mazllami e nxjerr në shitje Mercedesin

Hoxha i cili bëri bujë me një veturë që iu bë dhuratë, Mazllam Mazllami, veturën e vjetër e ka vënë në shitje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxhë Mazllami, i cili postoi disa fotografi të veturës duke shkruar mbi to “ne shitje”.

Kujtojmë se para disa ditësh, në media bëri bujë dhurata që iu bë Hoxhë Mazllamit, e cila ishte një veturë e tipit Mercedes.