Me një minutë heshtje dhe mesazhe për drejtësi filloi Marshi i sotëm tradicional për 8 Marsin në Shkup i organizuar nga disa iniciativa dhe Shoqata qytetare. Marshi filloi në mesditë nga parku “Gruaja luftëtare”, nga ku pjesëmarrësit u drejtuan drejt Parkut të ë qytetit dhe bustit të Vera Jociqit.
Slogani i marshit “Nuk do të zhdukemi”, siç thonë organizatorët, shpreh luftën e palëkundur dhe të domosdoshme të grave për të mbijetuar në një sistem dhe shoqëri që kërcënon sigurinë e tyre, nuk i mbron nga abuzuesit, i harron dhe i lë në margjina dhe i fshin.
Pjesëmarrësit e marshit theksuan se urimet për festat nuk janë të mjaftueshme nëse nuk ka punë paralele për zhdukjen e dhunës në bazë gjinore, pabarazisë ekonomike dhe diskriminimit sistemik.
Marshi mbahet në nder të luftës për të drejtat e grave dhe traditës historike të 8 Marsit e cila simbolizon solidaritetin dhe rezistencën në luftën për barazi dhe jetë dinjitoze.

