Kulturë

Njihuni me Arjanën, poeten që i shkruan dashurisë: Kur shkruaj, unë flas me shpirtin tim!

Arjana Fetahu Gaba është poete që me të njejtin zjarr i shkruan dashurisë, vendlindjes, Çamërisë… Për profilin e saj poetik, më së miri flasin vetë poezitë e shkruara, disa prej të cilave kemi përzgjedhur kësan radhe.

Do ta beja ne do mundesha!

Une flas me shpirtin tim kur shkruaj,
Ne letren e bardhe vetem ai di te shpertheje,
Muza e zgjuar troket si nje trumcak ne peme,
Dhe zgjon te fjeturit lumenj.

Marr hovin e zjarrit qe pervelon,
Shpirtrave te lodhur u jap pak shprese ,
Si bleta u thur te embela fjale,
Bej endrren te harroj qe te vdese.

Ne ç’do germe qe shkruaj jap dashuri,
Per ty gjynjezohem e lutem ne Zot,
Do ta falja shpirtin pa hezituar,
Do ta beja ne do mundesha dot.

Kendon, e qan me lote nga dhimbja e nje plage,
Kendon pena ime per trishtim tend,
Sa lendohem une nuk ke si ta dish,
Ç’do renkim I yt,sa shume qe me dhemb.

Merzitem te te shoh te vuajtur e sfilitur,
Kur perpiqesh por gjitheçka eshte e kote,
Mundohem te zgjat duart te te perqafoj,
Sepse loti I yt rendon sa kjo bote.

Arjana Fetahu Gaba,

Një mall të shuaj nënë moj..

Çeli qershija nënë,
I shtyu retë bukuri e saj,
Një zog mbi dorë mu ul papritur,
Dhe unë u skuqa pak zënë në faj..

Pas zogut renda nënë moj,
Dhe Maji qeshi pak me mua,
Unë synë ja shkela pa e vrarë,
I thash që nënën prap shumë e dua.

Vij prap si Maji me blerim,
Nje cicërimë më pret të shkoj,
Prap nën qepalla e kam një lot,
Një mall të shuaj nënë moj.

Shamia jote është me mua,
Në fluturim më duhej nënë,
Aty mbështolla zemrën tënde,
Dhe premtimin që të kam dhënë.

Për pakëz ëndërr që të më shohësh,
Ti do të biesh lehtë në gjumë,
Unë qershiza përflakur mallit,
Do të të them, të dua shumë.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, May 2021

NJË AMENET NGA T’PARËT KEMI!

Çamëri moj Çamëri,
Të dogjën e të bën hi,
Të përndoqën me mizori,
Djemtë tanë, ata djem flori,

Burrat, si male në këmbë,
Nga trojet me rrënjë, ti shkulën,
Me masakra të përgjakshme
Thikën pa mëshirë ta ngulën.

Edhe nënave ju tha loti,
Nga të qarët sytë shteruan,
Ju doli shpirti nga vendi,
Kur ç’do gjë e lanë shkretuar.

T’lemerisur fëmijët rrugëve,
Zbarthur ecën tragjedinë,
Sot i gjen dergjen në varre,
Kurrë më s’shkelën Çamërinë..

Të shihnin Çamërinë nuse,
Këtë merak patën gjithë jetën,
Porsi trarët djegur në luftë,
Të djegur nga malli mbetën.

Të të shporrin nga vendlindja,
Të t’leckosin, me ëndrra vrarë,
Nje amanet nga t’parat kemi
S’ka gjak pa marrë, e hak pa larë.

Në çdo hap që hidhnin tutje,
Në çdo rrënojë që pas e lanë,
Në çdo mallkim që e bënë lutje,
Zotit me vaje ja u thanë.

Drejtësia një ditë në vend do t’vihet,
Se ata ullinj presin të zonë,
Ne jemi çam nga Çamëria,
Ne jemi çam, autoktonë.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, May 2020