July 27, 2024
Maqedoni

Njëzet qytete pa Covid-19, prej 12 korrikut vaksinimi pa termin të caktuar

Gjendja me Covid-19 në vend edhe më tutje po stabilizohet. Në 20 qytete në shtet më nuk ka raste pozitive të koronavirusit. Nëse para një muaji numri i rasteve aktive ishte rreth 1000 raste, dje ai numër ishte 130, prej të cilave në Shkup ende janë 54, në Tetovë 15, Kërçovë 14, Kumanovë 10.

Dje nuk kishte asnjë viktimë nga Covid-19, teksa u regjistruar 27 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 893.681 raste me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më tash arrinë në 155.716, numri i të shëruarve në 150.100, ndërsa numri i viktimave në 5.486.