Shkruan: Muhamed HALILI

Zakonisht në çdo fushatë parazgjedhore pretendentët për tu zgjedhur në poste udhëheqse, flasin dhe premtojnë gjëra që në kushte normale jetësore, nuk do t’i kishin thënë apo premtuar.

U mësuam më, afër një viti, duke e parë nëpër tubime parazgjedhore me masën “kryeimamin” e shqiptarëve dhe kryetarin e Frontit Evropian (që me Partinë Demokratike Turke dhe PDSH-në e dalur nga kjo “Besëlidhje”, më në fund u shndërrua në AKI, ditëve të fundit) ta shohim duke qarë Ali Ahmetin duke e lutur Mickoskin ta merr në Qeveri me britmat “rroftë populli serb, rroftë populli turk, rroftë populli boshnjak, rroftë populli maqedon…” , rrofshin të gjithë popujt!

Për çudi nuk e shqiptoi një fjali dëshirore, si “rroftë populli shqiptar”.

Merreni me mend këtë veprim nuk ia pëlqeu Alisë, as miku i tij i ngushtë Baton Haxhiu, dhe e qortoi për humbje të krenarisë!

Këto ditë në tubimin për tu rikthyer në qeveri, ai në kupë të kresë bërtiste për të arriturat e partisë së tij këtë dhjetëvjetësh.

Bërtiti Alija:

Prej kur Arbenin e rrëzuam nga Qeveria dhe bëmë luftë për të hyrë ne në qeveri, kemi arritur rezultate fantastike

– Shqiptarët prej popullit “konstitutiv”, i bëmë popull 20 për qind;

– Atë flamurin e Skënderbeut, e zvogluam pak, që shqiponja të duket më e pafrikshme, që të shifet se jemi minoritet, e jo popull; të mos mësoj bota se jemi populli më i vjetër në Ballkan dhe ndër më të vjetrit në botë, por se jemi ardhacak,

– Pas njëzet e tre vitesh mësim e lexim, bëra maqedonishten ‘hezber’ dhe fillova maqedonasve tu shkruaj në gjuhën e tyre, sepse, përkthyesi im Artan Grupi, iku diku në tokat shqiptare.

U shkrova maqedonasve në gjuhën e tyre amtare të ndjehem më i afërt me ta, që ata t’i bëjnë presion Mickovskit, t’më merr në qeveri,

– E trishtuam nga gjumi atë nënën tonë të shoqëruar nga Xhelali dhe Gordana, në pikë të natës, nuk i lamë kohë t’i kreh flokët dhe t’i lajë sytë, dhe e nxorrëm para mediumeve, e shpallëm “terroriste” për ngjarjet e dhimbëshme në Liqenin e Smilkovës.

-Ua ndaluam shqiptarëve të mos formojnë parti tjera se nuk ju duhen më tepër se dy. Kishim një, por një: BDI!

E bëjmë rast unik në gjyqësi që gjykatësi i Apelacionit në Gostivar të sjellë edhe vendim, por të paraqitet po në atë proces edhe si “zameshuvaç”.

– Kur u bëmë pushtet, hyzmeqarë të Nikollës, shqiptarët që në kohë lufte na ushyen me mish qingji, dhe luftëtarët e lirisë sypatrembur që luftuan për barazi, i lamë të enden rrugëve, të pa shtëpi, të pa punë, pa sigurim shëndetësor, etj, etj.

-Të rinjtë që nuk ishin partia jonë, i diskriminuam, nuk i lamë të ecin përpara në punë e në jetë! Atyre tanëve u jepnim rrogë, e ata rrinin në shtëpi!

-E prishëm perandorinë e Jugosllavisë, e vodhëm pafund Maqedoninë. A e patë se çdo të dytin funksionar prej jush e bëmë multimilioner. Atij talentit tim ia fala Soravinë, Bujari në OSBE e afirmoi Eurovinë.

Djemtë tanë, dhe vetëm tanët, sot vozisin “Porshe” e “Bugati”, kurse para luftës ecnin në këmbë.

Në Çair dhe në shumë vende tjera e emisione shumë herë përpara, Alia plasoi një rrenë të madhe: e paska penguar ndarjen e Maqedonisë, që dikush ia “paska ofruar”!?!

Por, Alija, nuk tregoi kush ish gjeneralët e armatës që ofruan diçka të tillë, kur dihet se kjo ishte ideja e kryeministrit të atëhershëm Lupço Georgievski dhe Akademisë së shkencave të Maqedonisë.

Lupço, atëherë nuk komunikonte me Alinë, sepse e kishte shpallur “terrorist”.

Me sa mbaj mend “kryeimami i shqiptarëve” nuk mori pjesë në bisedimet e drejtëpërdrejta për konstituimin e qeverisë të DUI-t, por, ato bisedime, i bënë Teuta me Musën. Kaq dij…

Alija atëherë nuk kishte legjitimitet zgjedhor! Ai nuk ishte pjesë e bisedimeve të Marrëveshjes së Ohrit (MO), por i nxiste disa udhëheqës Degësh të PPD-së, të kërkojnë pjesëmarrjen e tij në bisedime e “miqët tanë ndërkombëtarë bëheshin të shurdhër.

“Atë verë bisedimet në Maqedoni ishin të ndara, dhe kishte dy paketa negocimesh”, shkruan Pardew, në librin e tij “Paqëbërësit dhe lidershipi amerikan…” fq 281. Leotar dhe unë, përfaqësonim BE-në dhe SHBA-të në negociata për të nënshkruar marrëveshjen e paqës me liderët politikë të këtij vendi. UÇK-ja nuk ishte pjesëmarrës i drejtëpërdrejt në këto bisedime.

NATO mbante kontakte të ndara me gjeneralët e Armatës maqedonase dhe lidershipin e UÇK-së, për ta arritur dhe ruajtur ndërprerjen e zjarrit në fushëbeteja… Ekipi i NATO-s nuk i ka negocuar aspektet politike të një marrëveshjeje të gjërë.”- shkruan më tej Pardew,

Në kundërshtim me rrenat e Alisë, kështu thonë miqët tanë ndërkombëtarë, siç preferon të thotë Alija.

Lind pyetja, shikuar nga ajo që thonë ata, me kend bisedoi Alija për (mos)ndarjen e Maqedonisë?

A e kishte lexuar ai lajmin se shumë më parë, në vitin 1993, Konstantin Micotakis dhe Sllobodan Millosheviq, i kishin ofruar bullgarit Zhelu Zhelev, ta ndajnë Maqedoninë.

A e dinte Alija se në takimin Zhelev-Berisha në vitin 1993, kishin rënë dakord se nuk është interes as bullgar, e as shqiptar, ndarja e Maqedonisë?

Si do të mundte Alija t’ia falte Maqedonisë pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit dhe Prespës, pa lejen dhe nënshkrimin e establishmentit politik të Shqipërisë.

Si do ta bënte shpërnguljen e shqiptarëve të Dibrës dhe Manastirit, Ohrit e Strugës, në Tetovë?

Më 16 mars 2001, korrespondenti i Institutit për Paqë – IWPR zoti Selimi, pas vizitës së lidershipit kosovar në Shqipëri, ka raportuar si vijon:

“Thaqi dhe Çeku, kanë pasur bisedime me Presidentin Rexhep Mejdani, Kryeministrin Ilir Meta, kryetarin e parlamentit Skënder Gjinushi, kryetarin e Partisë Socialiste në pushtet, Fatos Nano, dhe kryetarin e partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha.

Pas takimeve, Thaçi ka thënë: “përdorimi i dhunës për të arritur qëllimet politike, është i papranueshëm dhe ne e dënojmë atë”. Ndërsa kryeministri shqiptar Ilir Meta, në intervistën dhënë gazetës franceze “Le Figaro”, me 6 mars 2001, ka deklaruar se “i ka konsideruar aksionet e luftëtarëve shqiptarë, në jug të Serbisë dhe në Maqedoni, totalisht të papranueshme dhe të dëmshme për stabilitetin e rajonit”.

Ndërsa i pyetur për idenë e “Shqipërisë së Madhe”, kryeministri Meta thekson se “shteti shqiptar nuk e mbështet ndryshimin e kufijve”.

Pas këtij qëndrimi të kryeministrit shqiptarë, kush i dha mandat Alisë, të bisedojë (nëse ka biseduar?!) për ndryshimin e kufinjëve të Shqipërisë?

sqShqip