May 2, 2024
Maqedoni

Njëri nga Shkupi tjetri nga Amerika arrestohen për drogë

Uniformat blu mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar dy persona nga Shkupi pasi tek ta gjatë kontrollit janë gjetur materie që dyshohet se janë substanca narkotike, transmeton Alsat.

“Më 3 qershor 2021 në ora 17:20 në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup policia ka arrestuar D.A (34) nga Shkupi dhe R.E.V. (36) nga SHBA. Gjatë kontrollit u gjet materie e bardhë pluhur dhe materie ngjyrë kafe. Ndërkaq R.E.V. pas ndalimit ka sulmuar fizikisht një polic” thonë nga Ministria e Brendshme.