Maqedoni

Kapet një kontrabandist serb i migrantëve në autostradën Negotinë – Demir Kapi

Në autostradën Negotinë – Demir Kapi, mbrëmë rreth orës 22:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar një shtetas të Serbisë 20-vjeçare me iniciale F.R., i cili po transportonte ilegalisht 41 emigrantë nga Kuba dhe India, pesë prej të cilëve të mitur.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, shoferi ka qenë duke vozitur kamionin “Fiat Ducato” me targa të Shkupit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj serbit do të bëhet kallëzim penal në prokurorinë kompetente.