Pa ujë sot nga ora 11:55 janë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Çellopek”, “Avram Pisevski” dhe “Ordan Çopella” në komunën e Çairit.
Siç informuan nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të realizimit të kyçjes ujësjellëse në rrugën “Çellopek” nr. 48.
Furnizimi me ujë do të jetë në ndërprerje deri në përfundimin e intervenimit.
