June 25, 2024
Maqedoni

Një person i armatosur është futur në spitalin e Kumanovës, tmerrohen të punësuarit

Sot (25.11.2023) në orën 01:00, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar D.M.(30) nga Sveti Nikolla, pasi në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve dhe ka mbajtur armë, shkruan Lideri.mk.

Ai është derguar në Stacionin Policor, i është konfiskuar arma dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë raporti përkatës./Lideri