Një nënë nga Tirana kërkon me urgjencë ndihmën e qytetarëve për të gjetur vajzën e saj 14-vjeçare, Uendi, e cila është larguar nga shtëpia ditën e djeshme rreth orës 14:00 dhe nuk është kthyer më. Sipas nënës, vajza është larguar pas një debati të çastit dhe që prej atij momenti nuk ka pasur asnjë komunikim me familjen.

Ajo rrëfen se ka kërkuar në çdo zonë të Tiranës dhe e ka kallëzuar rastin në polici, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë. Familja është e dëshpëruar dhe kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e Uendit.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë vajzën, ose disponojnë çfarëdolloj informacioni, janë të lutur të kontaktojnë menjëherë policinë apo familjarët. Të ndihmojmë këtë nënë të bashkohet sa më shpejt me vajzën e saj.

Nr kontakti: +355 69 264 8672

sqShqip