Familja e zonjës Hanëmsha Fetai, 54 vjeç nga Gostivari, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe institucioneve për të intensifikuar përpjekjet për gjetjen e saj.
Rreth një muaj më parë, ajo është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit dhe që prej asaj kohe për të nuk dihet asgjë. Në momentin e largimit, ajo ka qenë e veshur si në fotografinë bashkëngjitur.
Pavarësisht kërkimeve të deritanishme, ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e saj.
Familjarët janë të shqetësuar, dhe i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë.
📞 Numrat e kontaktit për çdo informacion:
📱 070 229 133
📱 070 444 143
Çdo ndihmë është e mirëpritur !