Kompania gjermane “Lidl” vazhdon të ndërtojë supermarkete në të gjithë vendin. Një supermarket i ri do të ndërtohet në lagjen Gazi Babë të Shkupit në rrugën “Bllagoja Stefkovski”.

Objekti i ri i shitjes me pakicë do të shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 2.500 metrash katrorë, nga të cilat afërsisht 1.500 metra katrorë do të jenë hapësirë ​​shitjeje me pakicë. Janë planifikuar afërsisht 130 vende parkimi.

Objekti do të ndërtohet sipas standardeve moderne për efikasitet energjetik, funksionalitet dhe qëndrueshmëri, dhe do të tejkalohen edhe ato 20 për qind të gjelbërimit që investitorët duhet të mirëmbajnë konform ligjit.

Me ndërtimin e objektit të ri të shitjes, siç theksoi Gavrillov, Lidl forcon rrjetin e saj të shitjes dhe përmirëson lidhjen e saj me komunitetin lokal.

“Me këtë investim, krijojmë vende të reja pune dhe mundësi për bashkëpunim me kompanitë lokale si në procesin e ndërtimit të tregut ashtu edhe në procesin e furnizimit të produkteve. Bashkëpunimi me prodhuesit vendor intensifikohet vazhdimisht dhe jam i kënaqur që vitin e kaluar eksporti i produkteve vendore përmes rrjetit Lidl arriti në 15,5 milionë euro krahasuar me 5 milionë euro në vitin 2024 dhe 500 mijë euro të realizuara në vitin 2023”, tha Gavrillov.

Sipas kryetarit të komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, ndërtimi i marketit është një tregues se komuna po zhvillohet në një mjedis biznesi tërheqës dhe premtues, i aftë të përmbushë standardet dhe pritjet e një marke globale siç është Lidl.

“Si qeveri lokale, po punojmë vazhdimisht për të krijuar një klimë të favorshme biznesi dhe për të tërhequr kompani me reputacion. Ky investim do të sjellë vende të reja pune, zgjedhje më të madhe dhe në përgjithësi vlerë shtesë për banorët e komunës”, tha Stefkovski.

Lidl është pjesë e Schwarz Group dhe është një nga zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë ushqimore në Evropë. Kompania ka 12.600 markete në 31 vende dhe ka mbi 382.000 të punësuar. Vitin e kaluar, eksporti i produkteve vendore përmes rrjetit Lidl ka arritur në 15,5 milionë euro, ndërsa këto shifra pritet të rriten në të ardhmen.

sqShqip