Familja dhe miqtë po bëjnë thirrje për ndihmë nga publiku pas zhdukjes së të riut Stiven Ivanovski në Zvicër. Ai u pa për herë të fundit gjatë zjarrit që shpërtheu në natën e Vitit të Ri në barin Constellation në vendpushimin e famshëm dimëror të Crans-Montana.
Sipas informacionit të postuar nga të afërmit e tij në rrjetet sociale, Steven kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të bardhë (si në foto) në natën fatale. Është e mundur që ai të ketë pasur edhe syzet e diellit specifike që mban në foto, tranmseton portali Lideri.mk.
Familja po i kërkon kujtdo që mund ta ketë parë Stevenin, ose ka informacion nëse ai është shtruar në spitalet në Gjenevë apo Cyrih, të kontaktojë menjëherë në numrat e mëposhtëm të telefonit: 0764150868,
0763857165 dhe 0782295745.
“Kushëriri im është zhdukur në zjarrin në Zvicër. Nëse dikush e ka parë, ju lutemi të na kontaktoni”, thuhet në apelin në rrjetet sociale të shkruar në maqedonisht.

