Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në lagjen Duqanxhik të Shkupit, ku, sipas informacioneve të para nga terreni, një person i ri ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pas ngjarjes, në zonë janë parë forca të shumta policore dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, ndërsa të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet hetimore po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe cilat kanë qenë rrethanat që çuan deri te incidenti.
Deri në këtë moment, informacionet mbeten paraprake dhe jozyrtare. Detajet për identitetin e viktimës, numrin dhe gjendjen e të plagosurve, si dhe shkaqet e ngjarjes pritet të konfirmohen nga institucionet kompetente. Gazeta Flaka

