May 6, 2024
Maqedoni

Një i mitur nga Kumanova është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij

Një i mitur nga Kumanova është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij, njoftoi sot policia, njofton Klan M.

Më datë 12.11.2023 në ora 11:23 në SPB Kumanovë është raportuar se një i mitur nga Kumanova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Kumanovë, thuhet në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme.

Nga aty shtojnë se mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës, ndërsa një ekip nga SPB Kumanovë ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /KlanMacedonia/