May 19, 2024
Maqedoni

Europe Elect konfirmon besueshmërinë e anketës së IPRG, ASH partia me rritjen më të madhe

Europe Elect e konfirmoi besueshmërinë e anketës së IPRG-së ku Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i saj, Arben Taravari kanë rritjen më të madhe në elektorat.

Sipas hulumtimit, BDI pëson ulje nga 11.5% në 9.7%, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët i afrohet me 8.2%. Lëvizja Besa rangohet me 4.4%, ndërsa Lëvizja Demokratike reshtohet me 3.3%.

Sondazhi po ashtu anketoi anketuesit për besimin tek liderët e partive politike ku 5.1% votojnë për Ali Ahmetin dhe 4.8% votojnë për Arben Taravarin. Kasamit i besojnë vetëm 1.9%, Mexhtiti 2.1% ndërsa kryetarët tjerë të partive politike nuk figurojnë.

Ndryshe, anketa është realizuar në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023 ka realizuar sondazh telefonik (anketë) me 1050 anketues, në mostër përfaqësuese në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh specifikat demografike të popullsisë, si përkatësia etnike, gjinia, vendbanimi dhe njësitë zgjedhore. https://www.facebook.com/share/p/y7rcgxE4jpmGKkrZ/?mibextid=WC7FNe