May 4, 2024
Rajon - Botë

Stuhi shumë e fortë ne Zvicër

Teksa nxehti i madh po djeg disa vende të botës, një stuhi e fuqishme ka kapluar një pjesë të Zvicrës sot gjatë ditës, ku për pasojë la dëme të mëdha materiale.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje gjatë momentit të stuhisë në La Chaux-de-Fond të Zvicrës, pranë kufirit francez, ku shihet teksa erërat e fuqishme marrin me vete pothuajse çdo gjë që iu del para.

Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk raportohet për viktima .