Në ditët e dhimbjes pas ndarjes nga jeta të haxhi Gani Ibraimit, babait të gazetarit sportiv Reshat Ibraimi nga Çerkezi i Kumanovës, familja Ibraimi ka përjetuar një nga shembujt më të bukur të solidaritetit dhe njerëzillëkut.
Fqinjët e tyre, Rabit Murtezi, Xhafer dhe Osman Imeri, si dhe familja Jashari, ua kanë hapur oborret familjare për pritjen e njerëzve gjatë pames, duke dëshmuar se në momentet më të vështira, komshiu i mirë bëhet familje.
“Ky nuk ishte vetëm një oborr i hapur, por një derë e hapur nga zemra. Këtë mirësi nuk do ta harrojmë kurrë”, shprehet familja Ibraimi.
Dhe familja Ibraimi do ta kujtojë gjatë këtë mirësi. Sepse, siç thotë një fjalë e urtë: “Komshiu i mirë bëhet familje në ditët e vështira.”
Zoti e mëshiroftë haxhi Gani Ibraimin dhe familjes Ibraimi i dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje. (OPEN-TV)

