May 5, 2024
Maqedoni

Një femër u arrestua me drogë

Më datë 19.01.2024 në ora 14:00 në Veles, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SVR Veles kanë arrestuar B.M. 41 vjeçare nga Velesi, shkruan Lideri.mk.

“Gjatë kontrollit në banesën e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, është gjetur dhe sekuestruar heroinë. B.M. është ndaluar në komisariat, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi policia./Lideri