May 19, 2024
BallinaMaqedoni

“Afishe të partive politike në Çair e Shuto Orizarë, agjitacion politik në Tetovë e Kumanovë”, Angellovski tregon raportimet për parregullsi zgjedhore

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se procesi zgjedhor po kalon pa pengesa, me raportime për disa keqpërdorime të materialit propagandistik si dhe me raportime për agjitacion politik.

“Deri në ora 11 kemi marrë 2 raportime për stendë të lënë nga partia politike në afërsi të vendvotimit në territorin e Shuto Orizarës si dhe afishe të shpërndara dhe pllakate të ngjitura në territorin e Çairit, për çka po merren masa për zbardhje të rasteve. Gjithashtu kemi marrë disa raportime për agjitacion në Tetovë, Kumanovë, Shkup dhe Strumicë, por deri tani, nga masat e marra prej zyrtarëve policorë, nuk janë konfirmuar të njëjtat”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.