May 21, 2024
Maqedoni

Një amerikan është arrestuar në Aeroportin e Shkupit

Një shtetas amerikan 36-vjeçar është arrestuar të enjten në aeroportin e Shkupit pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ndaj tij është lëshuar fletarrest nga SPB Shkup.

Amerikani është dorëzuar në polici.

– Me datë 01.06.2023 në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të pasaportave të J.K.L.(36) nga SHBA dhe kontrollit në evidencën operative, është konstatuar se më herët është shqiptuar masa “arrest” për të, nga SPB Shkup, njofton MPB.