May 6, 2024
Maqedoni

Deri në orën 13:00 në Kumanovë jehona 23 për qind, në Likovë 16, në Nagoriçan të Vjetër 22 për qind

Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror zgjedhor, në Kumanovë deri në orën 13:00 votuan 23,08 për qind nga 71,81 për qind e të dhënave të përpunuara. Në Kumanovë të drejtë vote kanë 93.364 votues, të cilët do të votojnë në 167 vendvotime.

Në Likovë, siç është cekur në ueb-faqen e KSHZ-së, votuan 16,15 për qind nga 99,90 për qind e të të dhënave të përpunuara. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 25.998 votues të cilët votojnë në 36 vendvotime.

“Votimi po rrejdh pa pengesa”, deklaroi kryetarja e KKZ-së, Ajshe Demiri.