May 13, 2024
Maqedoni

Nis regjistrimi në shkollat e mesme, mbi 30 mijë nxënës në vit të parë

Sot nisi regjistrimi në vitin e parë të arsimit të mesëm për vitin shkollor 2021/2022 që do të zgjasë për tre ditët e ardhshme. Sipas Konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shkollat e mesme publike ka 30.053 vende të lira në 913 klasa, në 109 shkolla të mesme.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet sipas orareve të përgatitur nga shkollat. Në periudhën e regjistrimit për muajin qershor janë paraparë tre aplikimi të regjistrimit. E para është më 14 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:00, më 15 dhe 16 qershor shkollat do të marrin aplikime nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, dhe më 17 qershor nga ora 07:00 deri në orën 15:00. Ndërsa, testi kulaifikues do të organizohet në shkolla më 21 qershor 2021 dhe po të njëjtën ditë do të publikohen rezultatet përfundimtare. Aplikimi i dytë për këtë muaj është në 23 dhe 24 qershor, kurse, i treti më 30 qershor.

Në Shkollën e Mesme ‘Cvetan Dimov’ nxënësit prisinin radhë për të dorëzuar dokumetet e tyre që ta kryenin regjistrimin, ndërsa, drejtori i shkollës, Visar Durak, tha se në këtë shkollë do të pranohen gjithsej 340 nxënës në 10 paralele, kurse shtoi që shohin interesim të madh nga ana e nxënsve.

Visar Durak, drejtor i shkollës së mesme ‘Cvetan Dimov’

“Shkolla jonë është paraparë 10 paralele, me 340 nxënës, duke pasur parasysh se katër paralele janë të paraleles së mjeksisë, dhe gjatë paralele janë në paralelet e ekonomisë, juridik dhe tregti dhe duke pasur parasysh se një paralele e kemi në gjuhën turke. Prej sot domethënë prej ora 12:00 ashtu edhe si e kemi marrë orarin janë të ndara me shkronja, me shkronjën e parë të mbiemrit dhe procesi prej në fillim ka filluar mirë. Nxënësit kanë interesim jashtëzakonisht të madh por besoj se edhe nxënësit po edhe prindërit paraprakisht e kanë parë orarin, shpresojmë se secili do t’i përmbahet ashtu siç është paraparë me protokoll”

Nxënësit të cilët dërgohen në provime korrigjuese, provime të vitit, provime për progres më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkolla ku ka vende të lira pune pas afatit të qershorit, pra më 23 gusht të vitit 2021.

Nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira në vitin e parë të shkollës së mesme, 19,602 janë në arsimin profesional në 604 paralele, 9261 në gjimnaz në 274 paralele dhe 1190 vende në 35 paralele janë për shkollat e arsimit artistik, akademia sportive, sportet e larta shkollë dhe shkollë e mesme matematikë dhe informatikë.

Për t’i motivuar nxënësit që të regjistrohen në arsimin e mesëm profesional, bursat janë prezantuar gjatë nëntë muajve të vitit të ardhshëm shkollor: dy mijë bursa me vlerë 3.500 denarë për të gjithë studentët që do të regjistrohen në arsimin profesional të dy klasave ose tre-vjeçare, dhe 200 bursa të 2.200 denarë do t’u jepen studentëve të regjistruar në vitin e parë në profesione të mangëta, siç janë profesionet elektrike, mekanike, hotelieri-turizëm, ndërtime-gjeodezike, bujqësore-veterinare dhe tekstile-lëkurë.