May 15, 2024
Maqedoni

Nis pastrimi i autostradave në gjithë shtetin, Bekim Memeti: Rrugët do të duken si në Europë

NP “Rrugët e Maqedonisë”, kanë nisur me pastrimin e rrugëve dhe krasitjen e drunjve në autostrada gjë që nuk është bërë 10 vite më parë. Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti u shpreh se gjithë rrugët e shtetit do të marin pamje tjetër dhe nuk do të ketë më mbeturina dhe drunj që do të jenë pengesë për vozitësit.
“Kemi nisur me pastrimin e rrugëve, ditë më parë filluam rrugën Gostivar – Kërçovë gjegjësisht në Strazhë ku larguam drunjtë që iishin pengesë për atuomjetet e rënda dhe zgjeruam hapësirën për të kaluar sa më lirshëm të gjithë automjetet. Pas rrugës së Strazhës tani jemi në autostradtat që lidhen me kryeqitetin Shkupin dhe do të vazhdojmë me të njetin kapacitet në të gjithë rrugët” u shpreh Memeti.
Sipas tij NP “Rrugët e Maqedonisë”, ka kapacitet të plotë për të mirëmbajtur rrugët, por në vitin e ardhshëm duhet më shumë buxhet për të rritur edhe më tepër pastrimin.