Abdulla Sejdini nga opozita shqiptare bartës liste për Këshillin Komunal të Kërçovës

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dega Kërçovë ka dorëzuar në Komisionin komunal zgjedhorë listën e kandidatëve për këshilltarë në Kërçovë, përcjell in7

Kandidat i koalicionit Aleanca për Shqiptaret – Alternativa për bartës liste është propozuar kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët Dega -Kërçovë, Abdulla Sejdini.

Ndryshe Abdulla Sejdini është futbollist dhe kapiten i Kf Vllazërimit, një nga themeluesit e Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, ka qenë student i dalluar, dhe asistent punëtor në fakultetin juridik të Universitetit të Tetovës dega e disperzuar Kërçovë.

Sejdini më herët ka qenë dhe sekretar i deges së ASH-së në Kërçovë , shef shtabi në tre cikle zgjedhore, ndërsa aktualisht vazdhon të drejtor degën e ASH-së në Kërçovë si kryetar dege./in7.tv/