Më 22.10.2025 në orën 10:00 të mëngjesit në Stacionin Policor Draçevë, B.D. (22) nga fshati Batincë, rajoni i Shkupit, ka raportuar se daja i tij N.D. (42) është nisur për në Republikën e Austrisë më datë 21.10.2025, por që atëherë ka qenë i pakontaktueshëm në telefon.
“Po merren masa për gjetjen e personit”, njoftoi MPB.